Autoritetet shëndetësore në Norvegji kanë deklaruar se kanë në plan t’i përdorin vaksinat e Modernas, AstraZenecas dhe Pfizerit dhe BioNTech, në luftë kundër koronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë, Bent Hoeie, ka bërë me dije se në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, qyteti Oslo do t’i marrë 2.5 milionë doza, duke mbuluar kështu kapacitet prej 1 milion e 25 mijë njerëz apo rreth 23 për qind e popullatës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDozat do të mbulonin afërsisht 1.3 milionë njerëz në Norvegji që mund të cilësohen si grupe rreziku, raporton Reuters.
Njerëzit e parë që do vaksinohen kundër COVID-19 në Norvegji sipas autoriteteve janë banorët e shtëpive të kujdesit, të moshuarit që jetojnë në shtëpi dhe persona të moshave të ndryshme që jetojnë në kushte më të rënda.
Duke qenë shtet jo-anëtar i BE-së, Norvegjia do të ketë qasje në disa nga vaksinat e marra nga Bashkimi Evropian falë Suedisë, e cila është anëtare e BE-së. Kjo e fundit do të blejë më tepër sesa ka nevojë dhe do i shesë ato në Norvegji, transmeton KOHA.
“Deri në Pashkë, ne mund të jemi në një situatë krejtësisht ndryshe nga sot”, tha Hoeie.
Autoritetet shtetërore tutje bëjnë të ditur se Oslo do të sigurojë vaksina falas dhe do i bëjë ato pjesë e programit kombëtar të vaksinimit në vend.