Botë

Koronavirusi në SHBA “prek kulmin”

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, në SHBA janë regjistruar mbi 200.000 raste ditore me COVID-19, ndërkohë që në spitalet e vendit po trajtohen po ashtu për herë të parë mbi 100.000 pacientë, njofton CNN të enjten.

Sipas informatave nga universiteti Johns Hopkins, të mërkurën u raportuan 2.670 të vdekur si pasojë e COVID-19 në SHBA.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në SHBA ka arritur në mbi 14.300.000, kurse i të vdekurve gati në 280.000.

SHBA-ja është shteti më i goditur si për nga numri i të prekurve me koronavirus, ashtu edhe për nga numri i të vdekurve.