Kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech kanë aplikuar në Agjencinë Evropiane të Barnave të Bashkimit Evropian për përdorim emergjent të vaksinës kundër koronavirusit. Këtë e kanë bërë pas veprimeve të ngjashme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe lidhur me autorizimin e vaksinave të tyre, raporton Reuters.
Kompanitë e mëdha janë duke “luftuar” për zbulimin dhe autorizimin e shpejtë për vaksinën anti-Covid derisa Pfizer dhe BioNTech më 18 nëntor kanë përfunduar provat me efektshmëri deri në 95 për qind.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo