Të gjithë të dyshuarit, të arrestuar për shkak të sulmit terrorist më 22 maj në koncertin e këngëtares amerikane Ariana Grande, janë liruar nga akuza, njoftoi të dielën policia britanike.
Sipas policisë, ende nuk është e sigurt nëse sulmuesi kishte bashkëpjesëmarrës, transmeton KosovaPress.
Policia e Mançesterit ka bërë të ditur se janë liruar 22 persona, të dyshuar për bashkëpjesëmarrje në sulm.