Botë

Lukashenko jep sinjale për dorëheqje

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka lënë të kuptohet se mund të jetë i gatshëm të japë dorëheqje, muaj pas protestave kundër rizgjedhjes së tij në krye të vendit në gusht.

Lukashenko i cili ka qenë në pushtet për 26 vjet, ka thënë se ka mbështetur ndryshimin e Kushtetutës për të dobësuar ndjeshëm rolin e çdo presidenti të ardhshëm.

Ai shton se “nuk do të jetë president” pas kësaj, por nuk dha afat kohor se kur mund të ndodhte, shkruan BBC.

Protestat në Bjellorusi thirrje kryesore kishin dorëheqjen e tij. Vala e zemërimit ishte rritur kur Komisioni Qendror Zgjedhor kishte thënë se Lukashenko fitoi 80.1 për qind të përkrahjes qytetare e kundërshtarja e tij e opozitës, Svetlana Tikhanovkaya, 10.12 për qind.

Kjo e fundit qe larguar drejt Lituanisë pasi ka kundërshtuar publikisht rezultatet dhe ka insistuar që votat të numërohen.