Botë

Kërcënimi skocez, Sturgeon: Duam referendum të ri pavarësie

Kërcënimi skocez, Sturgeon: Duam referendum të ri pavarësie
 

Liderja skoceze Nicola Sturgeon ka thënë të premten se një referendum i ri i pavarësisë, që do ta shkëpuste vendin nga Mbretëria e Bashkuar pas Brexitit, duhet të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.

Po qe se ky referendum i ri mbahet dhe skocezët votojnë për shkëputje, atëherë kjo do të ishte goditja më e rëndë për Mbretërinë e Bashkuar që nga pavarësimi i Irlandës një shekull më parë. Liderja e partisë Kombëtare Skoceze me qëndrime pro pavarësisë ka parashikuar mbajtjen e votimit në fillim të mandatit të Parlamentit të ri skocez, vitin e ardhshëm, transmeton KOHA.