Botë

Australia ia heq nënshtetësinë klerikut mysliman të dënuar për sulme terroriste

Australia ia ka hequr nënshtetësinë një kleriku mysliman, të dënuar për serinë e sulmeve terroriste në vitin 2005.

Algjeriani Abdul Nacer Benbrika ishte dënuar me 15 vjet burgim në vitin 2009 dhe pritej të lirohej nga burgu në muajin dhjetor.

Ministria e Punëve të Brendshme në Australi ka bërë të ditur se heqja e nënshtetësisë është mënyra më e mirë për të mbrojtur australianët.

Benbrika bëhet personi i parë që i hiqet nënshtetësia teksa ende është në shtet.