Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, sot është paraqitur para trupit gjykues nën akuzat për korrupsion. Për të thuhet se ka tentuar të korruptojë një gjykatës në këmbim të informacionit lidhur me një hetim financiar.
Siç shkruan BBC, Sarkozy është ish-presidenti i parë në Francën moderne që është paraqitur si i akuzuar. Ai kishte udhëhequr me shtetin francez për pesë vjet, nga 2007 deri më 2012.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParaqitja e parë nuk zgjati shumë dhe seanca u pezulla pas 30 minutash deri në ditën e enjte sepse një nga figurat kryesore në këtë çështje, ish-gjyqtari i lartë Gilbert Azibert, ka kërkuar të kryej një kontrollë mjekësore.
Aziber, një 73-vjeçar, nuk u paraqit në bankën e të akuzuarve me Sarkozyn dhe ish-avokatin e tij, Thierry Herzog.
Në rast se shpallet fajtor, Sarkozy mund të dënohet me 10 vjet burg dhe një milion euro gjobë.