Botë

Rritet efikasiteti i vaksinës së “Pfizerit” në 95%, kërkon autorizim për përdorim emergjent

Rritet efikasiteti i vaksinës së “Pfizerit” në 95%, kërkon autorizim për përdorim emergjent
 

“Pfizer” ka njoftuar të mërkurën se rezultatet finale nga faza e fundit e testimit të vaksinës së vet kundër COVID-19 ka treguar rezultate efektive prej 95 për qind. Kompania ka shtuar se do të aplikojë për autorizim për përdorim emergjent për pak ditë.

Sipas të dhënave të sigurisë për dy muaj, vaksina e prodhuesit të njohur, që ka bashkëpunuar me partnerin gjerman “BioNTech”, ka nxjerrë rezultate efikase në të gjitha moshat dhe te të gjitha grupet etnike, s’ka pasur asnjë efekt të madh anësor.