Botë

Pas izolimit, bien infektimet në Gjermani

Pas izolimit, bien infektimet në Gjermani
 

24 orët e fundit sollën një rënie të numrit të rasteve në Gjermani.

Vendi regjistroi 15.332 infektime te reja dhe 154 vdekje brenda një dite, të dhëna këto të përcjella nga Instituti i Virologjisë Robert Koch e që përbëjnë një rënie të dukshme, krahasuar me shifrat e fundjavës. Të premten, Gjermania kishte regjistruar gati 21.500 raste të reja dhe të shtunën thuajse 23.400.