Ministri i Brendshëm i Estonisë, Mart Helme, ka njoftuar të hënë se do të japë dorëheqje pasi e ka quajtur presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, dhe të birin e tij persona të korruptuar në një radiostacion gjatë fundjavës, raporton agjencia Reuters.
Helme është anëtar i partisë popullsitë, të djathtë Ekre, që gjendet në koalicion Qeverisës me partinë e kryeministrit Juri Ratas.
Estonia, që është anëtare e NATO-s dhe BE-së, varet nga mbrojtja nga SHBA-ja për sigurinë nga Rusia.
Helme i ka thënë gazetarëve se i qëndron prapa atyre që i ka thënë, por se po jep dorëheqje në protestë se si komentet e tij janë mbuluar nga mediumet estoneze, të cilat i përshkroi si “shpifje dhe gënjestra”.
Partia do të mbetet në koalicion, ka thënë Martin Helme, i biri i Mart Helmes dhe ministri aktual i Financave.
“Asnjëri në koalicion nuk ka kërkuar që të largohemi”, ka thënë Martin Helme, që vet të dielën tha se zgjedhjet në SHBA të fituara nga Bideni janë manipuluar.
Edhe
Estonia i kërkon falje Finlandës për komentin e ministrit
Komentet janë kritikuar nga kryeministri Ratas dhe presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid.
Partia opozitare e Reformës të hënë ka bërë thirrje që partia Ekre të largohet nga Qeveria.
“Reputacioni i Estonisë është në sulm përderisa Ekre është në Qeveri”, ka thënë liderja e partisë Kaja Kallas.