Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri i Brendshëm i Estonisë ofron dorëheqje pasi e quajti Bidenin të korruptuar

Ministri i Brendshëm i Estonisë, Mart Helme, ka njoftuar të hënë se do të japë dorëheqje pasi e ka quajtur presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, dhe të birin e tij persona të korruptuar në një radiostacion gjatë fundjavës, raporton agjencia Reuters.

Helme është anëtar i partisë popullsitë, të djathtë Ekre, që gjendet në koalicion Qeverisës me partinë e kryeministrit Juri Ratas.

Estonia, që është anëtare e NATO-s dhe BE-së, varet nga mbrojtja nga SHBA-ja për sigurinë nga Rusia.

Helme i ka thënë gazetarëve se i qëndron prapa atyre që i ka thënë, por se po jep dorëheqje në protestë se si komentet e tij janë mbuluar nga mediumet estoneze, të cilat i përshkroi si “shpifje dhe gënjestra”.

Partia do të mbetet në koalicion, ka thënë Martin Helme, i biri i Mart Helmes dhe ministri aktual i Financave.

“Asnjëri në koalicion nuk ka kërkuar që të largohemi”, ka thënë Martin Helme, që vet të dielën tha se zgjedhjet në SHBA të fituara nga Bideni janë manipuluar.

Edhe Estonia i kërkon falje Finlandës për komentin e ministrit Botë Estonia i kërkon falje Finlandës për komentin e ministrit

Komentet janë kritikuar nga kryeministri Ratas dhe presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid.

Partia opozitare e Reformës të hënë ka bërë thirrje që partia Ekre të largohet nga Qeveria.

“Reputacioni i Estonisë është në sulm përderisa Ekre është në Qeveri”, ka thënë liderja e partisë Kaja Kallas.