Botë

SHBA, e gjithë vëmendja te zgjedhjet

SHBA, e gjithë vëmendja te zgjedhjet
Foto: Reuters
 

Në Shtetet e Bashkuara, e gjithë vëmendja është e përqendruar te zgjedhjet: sa njerëz do të dalin për të votuar, sa shpejt do të dihen rezultatet dhe, më në fund, kush do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit.

Një ditë para zgjedhjeve, si presidenti Donald Trump ashtu edhe sfiduesi i tij, ish nënpresidenti Joe Biden, po argumentojnë përpara votuesve se përse e meritojnë mandatin e ardhshëm katër vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.