Botë

OKB: Nënshkruhet armëpushimi i përhershëm në Libi

Descriptive Text

Palët në konflikt në Libi nënshkruan sot një armëpushim kombëtar dhe të përhershëm, transmetuar drejtpërdrejt në internet, pas pesë ditëve diskutime në Gjenevë, organizuar nën drejtimin e OKB-së.

“Palët libiane kanë arritur në një marrëveshje armëpushimi të përhershëm në të gjithë Libinë”, theksoi misioni i mbështetur nga OKB në Libi.

“Kjo është një përmbushje që përbën një kthesë të rëndësishme drejt paqes dhe stabilitetit në Libi”, shtoi i njëjti burim./AFP