Kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden është duke prirë në sondazhet në Florida.
Sondazhi i realizuar nga Reuters/Ipsos tregon se Biden ka lënë prapa rivalin e tij Donald Trump në këtë shtet me një diferencë prej katër për qind.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBiden është duke udhëhequr me 50 për qind, derisa Trumpi 46 për qind, transmeton KOHA.
Reuters/Ipsos janë duke bërë sondazhe në gjashtë shtete – Wisconsin, Pennsylvania, Michigan, North Carolina, Florida dhe Arizona, të cilat pritet të kenë rol vendimtar nëse Trumpi do të vazhdojë të mbetet në Shtëpinë e Bardhë, apo Bideni do ta largojë nga aty.
Gjithashtu raportohet se Bideni prin edhe në nivel nacional ndaj Trumpit për 9 për qind.
Sipas sondazheve 51 për qind e votuesve kanë deklaruar se do të votojnë për Bidenin, derisa 42 për qind janë në mbështetje të presidentit aktual të SHBA-së.