Zvicra ka regjistruar 5596 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërkohë është raportuar edhe për 11 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19.
Shifra totale e të infektuarve në Zvicër dhe principatën e vogël fqinje të Lihtenshtajnit ka arritur në 91.763, ndërsa i të vdekurve në 1.856, njofton “Blick”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Gjermani ndërkohë janë regjistruar 7595 raste të reja me koronavirus, duke çuar shifrën totale në 380.762. Numri i të vdekurve është rritur për 39, ndërsa ka arritur totalin në 9875.
E në Austri është regjistruar një rekord i rasteve ditore me koronavirus, prej 1958 të infektuarve të rinj.