Gjendja me pandeminë në Mal të Zi po vështirësohet nga dita në ditë. Instituti për Shëndetësi Publike i këtij vendi ka njoftuar për shtatë pacientë të vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit dhe për 132 raste të reja pozitive.
Rastet pozitive kanë rezultuar nga 777 mostra të marra në terren.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNumri i përgjithshëm u të vdekurve si pasojë e COVID-19 në Mal të Zi tash është rritur në 247, prej tyre 238 kanë vdekur nga qershori e tutje.
Nga fillimi i pandemisë, në Mal të Zi janë shënuar 15.892 raste pozitive.
Raste aktive janë 4.064.