Në 24 orët e fundit, në Malin e Zi, u regjistruan nëntë vdekje dhe 144 raste të reja infektimi për shkak të COVID-19, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).
“Që nga llogaritja e djeshme, nëntë vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut, nga të cilat tre pacientë nga Bijelo Polje, dy nga Podgorica dhe një nga Nikshiq, Bar, Cetinje dhe Tuzi, nga të cilët më i riu ishte 69 dhe më i vjetri 90 vjeç”, thuhet në njoftim.
Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 në Malin e Zi ka arritur në 1 438, kurse i rasteve të regjistruara është 95 695.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në vend është 3 142.
Aktualisht, 397 pacientë me COVID 19 janë duke u trajtuar në spitale.
-
Nëntë të vdekur e 619 raste të reja me COVID-19 në Mal të Zi
-
Shtatë të vdekur dhe 275 raste me COVID-19 sot në Mal të Zi
-
Në Mal të Zi tetë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, e 354 të infektuar të rinj
-
Katër të vdekur dhe 112 raste të reja me COVID-19 në Mal të Zi
-
Shtatë të vdekur e 132 raste të reja me COVID-19 në Mal të Zi