Botë

Parisi nga nesër i mbyll kafiteritë, shkak përhapja e madhe e koronavirusit

Parisi nga nesër i mbyll kafiteritë, shkak përhapja e madhe e koronavirusit
Foto: Reuters

Kryeministri francez, Jean Castex, ka marrë vendim që Parisi t’i mbyllë kafiteritë për dy javët e ardhshme, për shkak të koronavirusit, ndërsa restorantet do duhet të vendosin rregulla të reja sanitare, që të qëndrojnë të hapura.

Këto deklarime i ka bërë zyra e kryeministrit, Jean Castex, e cila ka njoftuar se nuk ka pasur ndonjë përmirësim në shpërndarjen e koronavirusit që nga koha kur kryeqyteti i kaloi tri kriteret e qeverisë për një nivel më të lartë të gatishmërisë.