Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

24 vjet burg nigerianit që e kritikoi Islamin

Mubarak Bala, humanist i shquar në Nigeri, u dënua me 24 vjet burgim nën akuzat për blasfemi.

Më 28 prill të 2020-s, ai u arrestua në shtëpinë e tij në Kaduna, nën arsyetimin se i kishte ligjet fetare Islame dhe ishte shprehur kundër Zotit. Bala ishte udhëheqës i Shoqatës Humanitare të Nigerisë, derisa në disa raste ishte deklaruar si ateist, raportoi TheGuardian të martën.

Në rrjetin social Facebook, 37-vjeçari e kishte kritikuar fenë Islame dhe myslimanët, e pos inicimit për dënim, ai kishte pranuar shumë komente dhe mesazhe kërcënuese.

Bala është i biri i një studiuesi fetar në Kano, ndërsa para gjykatës e pranoi se e kishte kritikuar religjionin.

Avokati tha se klienti i tij e pranoi fajësinë si mënyrë për ta përmbyllur këtë çështje.

“Dukej sikur ai e dinte fatin e tij. Ai mund të ketë menduar se pranimi i fajit do të çonte në ulje të fajit, por gjykimi ishte shumë i ashpër”, tha avokati.

Feja Islame është dominuese në Nigeri, me rreth 55 për qind.

Artikuj të ngjashëm