1 perditesime
Botë

Autobusi me gazetarë armenë e rusë pëson në mes të luftimeve në Nagorno-Karabakh

Autobusi me gazetarë armenë e rusë pëson në mes të luftimeve në Nagorno-Karabakh
Foto: Reuters
15:35

Autobusi me gazetarë armenë e rusë pëson në mes të luftimeve në Nagorno-Karabakh

Një autobus me gazetarë rusë dhe armenë si dhe një shtetas amerikan i përshkruar si “vullnetar”, është goditur nga një zjarr artilerie në Nagarno-Karabakh, ka shkruar agjencia e lajmeve RIA të premten, përcjell Reuters.

Sipas raportimit, nuk ka të vdekur, transmeton KOHA.

Dje është raportuar për dy gazetarë francezë të goditur nga një predhë nga forcat azerbajxhanase në këtë rajon.

13:54

Konflikti në Nagorno-Karabakh: Armenia e gatshme për armëpushim

Ministria e Jashtme e Armenisë ka thënë se “është e gatshme të angazhohet” me Francën, Rusinë dhe SHBA-në për të ndalur luftimet me Azerbajxhanin, të premten.

Numri i viktimave është rritur në jug të Kaukazit ndërsa dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për sulme vdekjeprurëse, raporton BBC.

Konflikti për territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakh shpërtheu të dielën.

Dy vendet, të cilat ishin pjesë të Bashkimit Sovjetik, u futën në luftë për këtë territor në mes të vitit 1988 dhe 1994, eventualisht me armëpushime, por nuk kanë arritur asnjëherë marrëveshje.

Franca, Rusia dhe SHBA-ja të cilat përbëjnë Grupin e Minskut për ndërmjetësim mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, kanë bërë thirrje për armëpushim, por deri tash Azerbajxhani nuk ka dhënë një përgjigje pozitive që çon në bisedime, transmeton KOHA.

Gjatë luftimeve të fundit, forcat e Azerbajxhanit kanë thënë se kanë bërë përparime, derisa kanë akuzuar Armeninë për sulme me artileri në katër fshatra, duke shkaktuar vdekje të civilëve.

Armenia nga ana tjetër ka thënë se ka rrëzuar shtatë dronë afër kryeqytetit Yerevan, por këto akuza i ka hedhur poshtë Azerbejxhani.