Botë

Tërmet dhe alarm për vullkan në Greqi

Tërmet dhe alarm për vullkan në Greqi

Tërmeti i fortë prej 5.2 i shkallës Rihter është regjistruar në Greqi. Epiqendra e tërmetit ishte në Egjeun Jugor, afër Nisyros. Lëkundjet janë regjistruar në orën 14:05 (lokale) dhe aktualisht nuk ka raporte për dëme materiale.

Tërmeti kishte një thellësi prej 114 km dhe për shkak të thellësisë së madhe nuk u ndje në ishull, siç tha për protothema.gr profesori i Gjeologjisë në Universitetin e Athinës dhe presidenti i OASAP, Efthymios Lekkas, përcjell abcnews.al.