Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Azerbajxhani nuk do të ndalë luftën derisa të marrë nën kontroll Nagorno-Karabakhun

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, u zotua se do të luftojë derisa forcat armene të largohen nga territori i kontestueshëm i Nagorno-Karabakhut.

Luftimet atje kanë hyrë në ditën e katërt.

“Ne kemi vetëm një kusht: forcat e armatosura armene duhet t’i lënë pa kushte, plotësisht dhe menjëherë tokat tona", tha Aliyev.

Më shumë se 100 njerëz janë raportuar të vrarë në luftimet më të rënda në vitet e fundit mbi rajonin e Nagorno-Karabakhut.

Ky territor zyrtarisht është pjesë e Azerbajxhanit, por ai qeveriset nga armenët etnikë.

Dy republikat sovjetike kanë zhvilluar një luftë për territorin në periudhën 1988-1994.

Është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit dhe ka shqetësime se fuqitë ndërkombëtare mund të tërhiqen në konflikt.

Edhe Armenia paralajmëron se Azerbajxhani po përgatit luftë në shkallë të plotë Botë Armenia paralajmëron se Azerbajxhani po përgatit luftë në shkallë të plotë

Të mërkurën, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se është "jashtëzakonisht i shqetësuar nga mesazhet luftarake" që vijnë nga Turqia - një aleate e Azerbajxhanit.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, e akuzoi Macronin për mbështetje të okupimit.

Turqia ka thënë se është "plotësisht e gatshme" ta ndihmojë Azerbajxhanin në rikthimin e enklavës. \ REL