Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka premtuar se do të hetojë pretendimet se punonjësit humanitarë që po luftonin përhapjen e Ebolas në Republikën Demokratike të Kongos, kishte abuzuar seksualisht dhe shfrytëzuar gratë atje, njofton agjencia Reuters.
Stafi i OBSH-së dhe i agjencive tjera humanitare është akuzuar nga 50 gra, në një hetim të përbashkët nga dy agjenci.
Gratë vendase dyshohet se kanë dehur gratë, u kanë zënë pritë në spitale, i kanë detyruar për marrëdhënie seksuale, ndërsa dy nga to kanë ngelur shtatzënë.
Pretendimet mbulojnë periudhën mes vitit 2018 dhe marsit të këtij viti.
Agjencia e lajmeve “The New Humanitarian” dhe ajo “Thomson Reuters Foundation” kanë bërë një hulumtim afro njëvjeçar.
OBSH-ja ka thënë se do të hetojë këto hetime.
“Të gjithë që del se janë përfshirë do të mbahen përgjegjës dhe do të përballen me pasoja serioze, përfshirë edhe përjashtimin e menjëhershëm”, thuhet në komunikatë të OBSH-së. “Tradhtia e besimit të njerëzve në komunitete ku shërbejmë është i dënueshëm”.
Më tepër se 2000 persona kanë vdekur nga Ebola në RD Kongo. OBSH-ja e deklaroi fundin e Ebolas në qershor të këtij viti.
Kombet e Bashkuara dhe organizatat humanitare më herët kishin premtuar zero tolerancë për abuzime seksuale pas pretendimeve të ngjashme ndaj stafit të tyre në shtetet tjera.