Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur pas një sulmi në një bar në Meksikë të dielën, kanë njoftuar autoritetet meksikane, raporton agjencia Reuters.
Meksika është duke luftuar për të ulur numrin e vrasjeve në vend dhe i ka bërë, ndërsa Qeveria ka bërë thirrje të ndalet dhuna e bandave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyra e prokurorit të përgjithshëm në shtetin meksikan Guanajuato ka njoftuar se janë gjetur trupat e shtatë burrave dhe katër grave në një bar në orët e hershme të së dielës. Një grua tjetër është gjetur me lëndime të marrë nga të shtënat me armë.
Guanajuato është bërë skenë e luftës mes bandave, mes asaj lokale Santa Rosa de Lima dhe kartelit të fuqishëm Gjenerata e Re e Jaliscos.
Në korrik, një person kishte vrarë 24 persona në një qendër rehabilitimi të personave që përdorin narkotik në Guanajuato.