Botë

Macron për Lukashenkon: Duhet të largohet nga pushteti

Macron për Lukashenkon: Duhet të largohet nga pushteti
Foto: Reuters

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, duhet ta pranojë logjikën e demokracisë dhe të dorëhiqet nga pushteti.

Këtë deklaratë Macron e bëri për “Journal du Dimanche”, ndërsa shtoi se duke qenë dëshmitarë të krizës së thellë në Bjellorusi, një administratë e tillë nuk është në gjendje ta pranojë logjikën demokratike të shtetit.