Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja refuzon ta njohë Lukashenkon si president të Bjellorusisë

Bashkimi Evropian refuzon ta njohë Alyaksandr Lukashenkon si president të Bjellorusisë, tha të enjten shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“BE-ja nuk i njeh rezultatet e falsifikuara [të zgjedhjeve në Bjellorusi]. Bazuar në këtë, i ashtuquajturi inaugurim i 23 qershorit dhe mandati i ri, i pretenduar nga Alyaksandr Lukashenko, nuk kanë asnjë legjitimitet demokratik”, tha përmes një deklarate Borrell.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Ky ‘inaugurim’ bie ndesh me vullnetin e pjesës më të madhe të popullsisë bjelloruse”, shtoi ai.

Zgjedhjet në Bjellorusi janë mbajtur më 9 gusht, por opozita dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë thënë se votimet janë manipuluar, në favor të Lukashenkos, përcjell rel.

Që atëherë, mijëra bjellorusë, përkundër shtypjeve nga policia, protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e Lukashenkos.

Të mërkurën, në një ceremoni të paparalajmëruar, Lukashenko bëri betimin për mandatin e gjashtë presidencial.

Kjo shkaktoi protesta masive dhe bllokim të rrugëve në Bjellorusi.

Policia u përgjigj me topa uji dhe rrahje me shkopinj.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk e njohin Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë.