Botë

Bllokohet anija me emigrantë e Banksyt, ekipi akuzon autoritetet se s’po u ndihmojnë

Në Detin Mesdhe është bllokuar anija e financuar nga artisti britanik Banksy.

Ekipi i tij arriti të shpëtonte 130 emigrantë, por thonë se autoritetet nuk po i dëgjojnë dhe po injorojnë kërkesat e tyre.

Anija “Louise Michel”, aktualisht ndodhet e bllokuar në Mesdhe. Të enjten veç kishte shpëtuar 89 emigrantë, përfshirë këtu gra e fëmijë.

Emigrantëve u janë shpërndarë jelekë shpëtues.

Banksy ka njoftuar të shtunën në rrjetet sociale se “BE-ja qëllimisht po injoron thirrjet nga “joevropianët”, njofton TheGuardian.

Videoja e publikuar nga ai, përfundon me fjalët “AllBlackLivesMatter”, “Jetët e afro-amerikanëve vlejnë”.

Ekuipazhi pretendon se autoritetet evropiane, përfshirë italianët, nuk po reagojnë në mënyrë të duhur ndaj emigrantëve.

Në Twitter, ekipi i Banksyt shkroi se “S’jemi në gjendje të lëvizim lirshëm dhe të sigurt, askush s’po na ndihmon”.

“Personat që kemi shpëtuar janë traumatizuar. Kemi nevojë për ndihmë të menjëhershme”, thuhet tutje.