Botë

OBSH-ja kërkon që fëmijët më të rritur se 12 vjeç të bartin maska sikur të rriturit

Foto: Reuters
Foto: Reuters
 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se fëmijët që nga mosha 12-vjeçare dhe më të rritur duhet të bartin maska për të ndihmuar në parandalimin e pandemisë së koronavirusit. Sipas OBSH-së, këta fëmijë duhet t’i bartin maskat sikur të rriturit, ndërsa ata nga mosha 6 e deri 11 vjeç duhet t’i bartin maskat në raste ku ka shenja rreziku.

Fëmijët më të rritur se 12 vjeç duhet të bartin maska kur distanca prej një metër me të tjerët s’mund të mbahet, ka thënë OBSH-ja dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në një dokument të publikuar bashkë, raporton “Reuters”.