Me gjithë protestat e opozitës në Bjellorusi presidenti Alexander Lukashenko ka aprovuar përbërjen e qeverisë së re të Bjellorusisë, dhe emëroi Roman Golovchenko si kryeministër.
Mediat vendase bëjnë me dije se tashmë kandidatura e tij duhet të konfirmohet në Dhomën e Ulët të Parlamentit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Jashtëm, Vladimir Makei, ministri i Brendshëm, Yuri Karayev, ministri i Shëndetësisë, Vladimir Karanjik dhe ministri i Informacionit, Igor Lucki, mbajtën vendet e tyre në qeveri.
Ndërkohë në fillim të qershorit, presidenti i Bjellorusisë nënshkroi një dekret që shpërndau Qeverinë e vendit. Presidenti emëroi Roman Golovchenko si kryeministër, i cili deri atëherë kishte qenë kryetari i Komitetit Shtetëror Ushtarak-Industrial.
Ndërkohë prej ditësh duke filluar nga 9 gushti në Bjellorusi vijojnë protestat e opozitës, e cila konsideron fitoren e presidentit të manipuluar dhe po kërkon përsëritjen e zgjedhjeve, pro mbajtjes të të cilave është shprehur edhe BE.