Botë

Amerika konfiskon monedha digjitale në vlerë të miliona dollarëve nga Al-Qaeda dhe ISIS

Amerika konfiskon monedha digjitale në vlerë të miliona dollarëve nga Al-Qaeda dhe ISIS

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka konfiskuar monedha digjitale, si bitcoin dhe disa tjera në vlerë të miliona dollarëve, të cilat janë shfrytëzuar nga organizata terroriste si Al-Kaida, Shteti Islamik dhe Hamas, për të krijuar fonde për misionet e tyre.

Ky Departament ka thënë më 13 gusht se ky operacion përbën konfiskimin më të madh të monedhave digjitale të lidhura me terrorizim nga ana e qeverisë amerikane.