Energjia bërthamore dhe siguria e rrjetit 5G janë temat kryesore të diskutimeve që Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të realizojë me autoritetet e Sllovenisë.
Ky vend është ndalesa e tij e dytë në kuadër të turneut në katër shtete të Evropës Qendrore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPompeo do të takohet me kryeministrin Janez Jansha, në qytetin Bled të Sllovenisë ku do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për bashkëpunimin në sigurinë e rrjetit 5G.
Kështu, Sllovenia do të bashkohet me platformën e SHBA-së kundër ndikimit në rritje të Kinës në teknologjinë e informacionit, veçanërisht epërsinë e gjigantit të teknologjisë kineze Huawei në ofrimin e rrjetit 5G.
Zyrtarët e SHBA-së thonë se Kina po e përdorë kompaninë Huawei për të ndërtuar një rrjet që mund të spiunojë vendet e tjera. Pekini i ka mohuar akuzat.
Pompeo gjithashtu pritet të diskutojë mundësinë e përfshirjes së SHBA në ndërtimin e një gjeneratori të ri në termocentralin bërthamor në Krsko të Sllovenisë lindore.
Sllovenia ka qenë ish-republikë jugosllave.
Ky vend iu bashkua NATO-s dhe Bashkimit Evropian më 2004.
Pompeo, i cili mbërriti nga Republika e Çekisë, do të fluturojë për në Austri më vonë gjatë ditës, përpara se të përfundojë turneun e tij në Poloni/REL.