Botë

Konduktorja e tmerrit, misioni i japonezes pas bombës atomike

Descriptive Text

Tetsuko Shakunda ishte një 14-vjeçare e frikësuar kur vazhdoi punën si konduktore në një linjë tramvaji në qytetin e rrafshuar të Hiroshimës, vetëm tri ditë pas bombës atomike.

Shakuda, tani 89-vjeçare, ishte në mesin e një grupi të grave të reja që ishin stërvitur për fatkeqësi të tilla, pasi burrat niseshin për luftë.

Pas shpërthimit të bombës më 6 gusht të vitit 1945, gjithçka ndryshoi.

Tramvaji i parë kaloi nëpër Hiroshimë më nëntë gusht. Gjithçka ishte rrafsh me tokë.

“Na thanë që njerëzit e shëndetshëm të hipnin në tren. Nuk e di se si isha e shëndetshme. Të plagosurit dhe lloje të ndryshme njerëzish shtynin që të hipnin në tren. Më kujtohet se për gjithçka befasohesha”, kujton ajo.

Shadukas i kujtohet se shinat e tramvajit kishin marrë ngjyrën e zezë nga shpendët që hanin të vdekurit nga rrezatimi.

Pas bombave, udhëtimet ishin falas dhe të mbijetuarit e shihnin trenin si simbol të shpresës.

Shakuda është e mendimit se puna e saj si konduktore ishte mision për shtetin e saj.

Rrugëtimi drejt punës si konduktore nisi me shpresën se do të bëhej mësuese.

Ishte planifikuar që vajzat të mësonin qepjen dhe punën si mësuese. Mirëpo përfunduan duke mësuar për trenat e qytetit.

Shakuda po hante mëngjes në një kafene vetëm dy kilometra larg epiqendrës kur një shkëndijë e madhe përpiu qiellin.

“Ishte ora tetë e mëngjesit. Po përfundonim bukën. Drita reflektoi në tavolinë dhe kulmi u shemb. Sapo pamë dritën, pa thënë asgjë, ishim nën tavolina”, rrëfen ajo.

Ajo mbijetoi pa asnjë lëndim. Të tjerët vdiqën.

Pas shpërthimit të bombës atomike, ajo ndihmoi në spital, por aty pa tmerrin.

“Rrobat e tyre bëheshin copa dhe me to binte edhe lëkura e tyre. Isha e tmerruar”.

Për rolin e saj dhe të shumë të tjerëve, kompania e hekurudhave në Hiroshimë i ka nderuar me një udhëtim të veçantë për të treguar rimëkëmbjen e shtetit.