Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dorëhiqet Qeveria në Liban

Foto: AP

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, ka njoftuar të hënën për dorëheqjen e Qeverisë që ai udhëheq pas shpërthimit masiv që ka nxitur reagime të shumta.


Kabineti qeveritar në Liban ka dhënë dorëheqje pas shpërthimit shkatërrues në portin e Bejrutit javën e shkuar, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, raporton AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri i Shëndetësisë, Hamad Sassan, duke folur me gazetarët pas mbledhjes së qeverisë të hënën, që erdhi pas dy ditë demonstratash përgjatë fundjavës dhe që sollën trazira në vend, ka njoftuar se “e gjithë qeveria ka dhënë dorëheqje”.

Shpërthimi i fuqishëm i 4 gushtit shkatërroi Bejrutin duke lënë të vdekur së paku 200 persona e mijëra të plagosur. Shpërthimi besohet të jetë shkaktuar nga një zjarr të shkaktuar nga 2750 tonë nitrat amoni. Materiali ishte deponuar në port që nga 2013-a pavarësisht shumë paralajmërimeve për rrezik.