Botë

OBSH: Rritje e ndjeshme e rasteve me COVID-19 te fëmijët dhe adoleshentët

OBSH: Rritje e ndjeshme e rasteve me COVID-19 te fëmijët dhe adoleshentët

Gjenevë, 7 gusht – Që nga 24 shkurti përqindja e rasteve të zbuluara me koronavirusin e ri te fëmijët dhe foshnjat është rritur shtatë herë, ndërsa ajo mes adoleshentëve dhe të rinjve është rritur gjashtë herë, njofton OBSH, sipas rrjetit informativ amerikan, CNN.

Ky fenomen mund të jetë për shkak, ndër të tjera, për faktin se në fillim testet u përqendruan kryesisht te të moshuarit, ndërsa në ditët e sotme ato prekin të gjitha grupmoshat dhe gjithashtu për faktin se shpërthimet tani prekin vendet me një moshë mesatare më të ulët .