Zjarrfikësit në Kaliforni të SHBA-së janë duke luftuar me zjarre të mëdha që kanë shkaktuar zhvendosjen e mijëra njerëzve nga shtëpitë e tyre.
Më shumë se 1.300 zjarrfikës, të mbështetur nga helikopterë dhe aeroplanë të cilët hedhin ujë, janë duke luftuar me zjarret që u ndezën të premten, raporton BBC-ja të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa zjarre po digjen në terren të rrëpirët, duke e bërë të vështirë qasjen nga zjarrfikësit.
Afro 7.800 banorë të këtij rajoni janë këshilluar që të evakuohen shtëpitë e tyre, transmeton KOHA.
Zjarret u ndezën në dy vende në Luginën Cherry, vend afër qytetit Beaumont, të premten.
Tani zjarri ka kapluar afro 10.703 hektarë sipas agjencisë Cal Fire, e cila po lufton këto zjarre.
Kjo agjenci shtetërore ka thënë se zjarri është ndezur për shkak temperaturave të larta, lagështisë së ulët dhe vegjetacionit të thatë në këtë rajon.