Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vietnami regjistron të vdekurit e parë nga COVID-19

Një 68-vjeçare është bërë personi i tretë në Vietnam që ka vdekur si pasojë e COVID-19. Ajo vuante edhe nga kanceri i gjakut, ndërsa ka vdekur dy ditë pasi është diagnostikuar me COVID-19, kanë njoftuar mediumet e huaja.

“Pacientja 499” ishte banore e Da Nangut, epiqendrës së shpërthimit të ri të koronavirusit në Vietnam. Ajo ka vdekur të shtunën në mëngjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të premten kishin vdekur edhe një 70-vjeçar dhe një 61-vjeçar. Janë tri rastet e para të vdekjes si pasojë e COVID-19.

Edhe 18 pacientë tjerë janë në gjendje kritike. Në Vietnam janë regjistruar 558 raste me COVID-19, 182 janë aktive.