Botë

Franca nga java e ardhshme bën të obligueshme mbajtjen e maskave në ambient të mbyllur

Kryeministri i Francës, Jean Castex, ka thënë se do të bëhet e obligueshme mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura nga java e ardhshme.

Të mërkurën, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se mbajtja e maskave do të jetë e obligueshme nga 1 gushti. Por Castel sot i ka thënë Senatit se do të bëhet e obligueshme nga java e ardhshme, pas sugjerimeve se do të jetë tepër vonë nëse shtyhet për 1 gusht, shkruan BBC.

Në rajonin e Mayennes, në veri-perëndim të Francës, urdhëri do të hyjë në fuqi qysh të enjten për shkak të shqetësimeve nga rritja e rasteve.

Deri më tash në Francë ka qenë e obligueshme mbajtja e maskave në transport publik dhe në vende ku mbajtja e distancës sociale nuk është e mundur.