Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjatë qershorit Japoninë e vizituan vetëm 2.600 turistë!

Tokio, 15 korrik – Numri i vizitorëve të huaj në Japoni ra 99,9 % në qershor, krahasuar me një vit më parë, pasi kufizimet e udhëtimit në lidhje me pandeminë shkatërruan industrinë e turizmit, deklaroi Organizata Kombëtare Japoneze e Turizmit (JNTO).

”Japoninë e vizituan vetëm 2 600 vizitorë në qershor, krahasuar me 2,88 milionë në të njëjtin muaj vitin e kaluar”, theksoi JNTO në një deklaratë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pandemia bëri që qeveria të vendosë një ndalim hyrje për vizitorët nga 129 vende dhe rajone, duke përfshirë Korenë e Jugut, SHBA dhe Kinën, tregu i saj më i madh i turizmit.

Ekonomia japoneze është bërë gjithnjë e më e varur nga turistët e huaj vitet e fundit dhe zyrtarët kanë organizuar fushata jashtë vendit, veçanërisht në vendet e tjera aziatike për të promovuar industrinë e turizmit/DPA.