Një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga përplasja e dy trenave në Republikën Çeke. Kanë bërë të ditur autoritetet të mërkurën.
Ky është aksidenti i dytë fatal që ndodh në hekurudhat e Çekisë këtë muaj.
Sipas shërbimeve të emergjencës, treni i pasagjerëve është përplasur me një tren mallrash pranë qytetit Cesky Brod, 30 kilometra në lindje të Pragës, të martën mbrëma.
Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të nxjerrë të plagosurit, ka raportuar VOA.
Sipas raporteve, së paku 35 njerëz janë lënduar - tetë nga ta janë në gjendje serioze.
Edhe
Përplasen dy trena në Çeki, disa të lënduar rëndë
Njëri nga makinistët e trenit ka vdekur gjatë përplasjes, raportoi agjencia çeke e lajmeve CTK.
Më 7 korrik, një përplasje tjetër e trenave në Çeki ka lënë dy njerëz të vdekur dhe 24 të plagosur. Ky aksident ndodhi në veriperëndim të Çekisë, pranë kufirit me Gjermaninë.
-
Katër të vdekur dhe 23 të lënduar në një përplasje mes trenave në Republikën Çeke
-
Treni i shpejtë përplaset me një kamion në Çeki, një i vdekur e 19 të lënduar
-
2 të vdekur, dhjetëra të lënduar nga përplasja e trenave në Çeki
-
Të paktën dy të vdekur pasi një veturë përplasi njerëzit në një stacion treni në Francë