Botë

Tri ditë votime në Maqedoninë e Veriut, me heshtje e maska

Tri ditë votime në Maqedoninë e Veriut, me heshtje e maska

Në Maqedoninë e Veriut në mesnatë ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas fushatës 20 ditëshe.

Këto janë zgjedhjet e para që zhvillohen në kohë pandemie të koronavirusit, dhe jo si zakonisht në ditën e diel. Mbi 1.8 milionë votues do të japin votën e tyre për 15 koalicione dhe parti politike që garojnë për 120 ulëse të Kuvendit republikan, përcjell INA.