Botë

“Kasapi i Srebrenicës” ende në gjykim, 25 vjet pas gjenocidit

“Kasapi i Srebrenicës” ende në gjykim, 25 vjet pas gjenocidit
Foto: AP

Gjenerali serb Ratko Mlladiq, arkitekti kryesor i gjenocidit të Srebrenicës, ende është pa vendimin final gjyqësor 25 vjet pas masakrës.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe vranë më shumë se 8000 bura dhe djem në Srebrenicë brenda pak ditësh. Ngjarja e njohur si gjenocid nga dy gjykata ndërkombëtare, ndodhi në fund të luftës së viteve 1992-1995 në mes kroatëve, myslimanëve dhe serbëve të Bosnjës ku u vranë më shumë se 100,000 njerëz.