Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përjetuar abuzime emocionale në duart e babait të tij, thuhet në një libër goditës të shkruar nga mbesa e tij.
Libri “Too Much and Never Enough: How My Family Created the World’s Most Dangerous Man”, i Mary Trump do të botohet të martën e ardhshme, mirëpo e përditshmja britanike “The Guardian” ka siguruar një kopje të saj, transmeton KOHA shkrimin e The Guardian.
“Abuzimet në fëmijëri janë, në njëfarë forme, reflektim i ‘pritjeve të tepërta’ apo ‘të pamjaftueshme’”, ka shkruar psikologia klinike. “Donaldi ka përjetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë abuzimet e formës ‘jo mjaftueshëm’, duke e humbur lidhjen e tij me nënën në një fazë të rëndësishme të zhvillimit, e që ishte thellësisht traumatike për të”. “... Duke qenë i braktisur nga nëna për të paktën një vit dhe meqë babai i tij jo vetëm se dështoi që t’ia përmbushë nevojat, por edhe që ta bëjë të ndihet i sigurt dhe i dashur, i vlerësuar apo i kuptuar, Donaldi u ndje i privuar, gjë kjo që i la vragë të përjetshme”. “Tiparet që rezultuan nga kjo – shpërfaqja e narcisizmit, ngacmimi, grandioziteti – e bënë gjyshin tim përfundimisht që të reflektojë, por jo në mënyrën që e përmirëson çdo lloj tmerri që ka ndodhur më herët”.
Mary Trump shpalos në libër hollësitë e problemeve serioze shëndetësore që kishte përjetuar nëna e Donald Trumpit, e cila po ashtu quhej Mary, që i rezultuan si pasojë e një operacioni në mitër.