Botë

Virusi me “potencial pandemik” zbulohet në Kinë

Virusi me “potencial pandemik” zbulohet në Kinë

Një virus i ri i zbuluar tek derrat në Kinë është bërë gjithnjë e më infektues për njerëzit dhe duhet të përcjellet për së afërmi në rast se bëhet “virus pandemik” potencial, është bërë e ditur përmes një studimi.

Një ekip hulumtuesish kinezë ka hulumtuar viruset e gripeve, të zbuluara tek derrat nga 2011-a deri më 2018, duke gjetur llojin G4 të virusit H1N1 që i ka “të gjitha tiparet esenciale të një virusi pandemik”, sipas studimit, shkruan Reuters, transmeton KOHA.