Një virus i ri i zbuluar tek derrat në Kinë është bërë gjithnjë e më infektues për njerëzit dhe duhet të përcjellet për së afërmi në rast se bëhet “virus pandemik” potencial, është bërë e ditur përmes një studimi.
Një ekip hulumtuesish kinezë ka hulumtuar viruset e gripeve, të zbuluara tek derrat nga 2011-a deri më 2018, duke gjetur llojin G4 të virusit H1N1 që i ka “të gjitha tiparet esenciale të një virusi pandemik”, sipas studimit, shkruan Reuters, transmeton KOHA.
Tek punonjësit në fermat e derrave po ashtu është detektuar nivel i ngritur i virusit në gjakun e tyre, kanë thënë autorët, duke shtuar se “monitorimi i popullsisë, posaçërisht punonjësve në ferma, duhet të zbatohet urgjentisht”.
-
Ekspertët shëndetësorë të shqetësuar se gripi i shpendëve mund të kthehet në pandemi
-
Britania zbulon rastin e parë te njeriu me lloj të ri të gripit të derrave
-
Shkencëtarët paralajmërojnë për një grip të qenve
-
Një 56-vjeçare në Kinë, viktima e parë e gripit të shpendëve H3N8
-
Alarmon OBSH-ja: Duhet të përgatitemi për pandeminë e gripit të shpendëve