Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania zbulon rastin e parë te njeriu me lloj të ri të gripit të derrave

Autoritetet shëndetësore janë duke e hetuar rastin e parë të konfirmuar te njeriu me llojin e ri të gripit të derrave në Britaninë e Madhe, raporton BBC.

Infeksioni A(H1N2)v u zbulua në një test rutinë të gripit në një spital në North Yorkshire.

Zyrtarët thanë se personi kishte një sëmundje të lehtë dhe ishte shëruar plotësisht.

Nuk dihet se nëse kanë punuar me derra më herët. Po hetohet se nga ka ardhur infeksioni dhe rreziku i tij për shëndetin e njeriut.

Infeksionet njerëzore me virusin e gripit të derrit ndodhin. Janë regjistruar 50 raste të tilla globalisht në 20 vjetët e fundit.

Edhe Shkencëtarët indianë parashikojnë se si gripi i shpendëve mund të përhapet te njerëzit Lifestyle Shkencëtarët indianë parashikojnë se si gripi i shpendëve mund të përhapet te njerëzit

Në gusht u raportua një rast në SHBA.

Por, në Britaninë e Madhe është rasti i parë i regjistruar. Në Britani thonë se infeksioni i zbuluar së fundi është paksa më ndryshe nga ato infeksione njerëzore me grip të derrave të zbuluara në nivelin global.