Botë

Rikthimi i shumëpritur në kafene

"Unë kam qenë duke e pritur këtë ditë”, ka thënë ajo. "Të jesh e rrethuar me njerëz dhe të mos jesh vetëm!", ka thënë Mathilda.

Mathilde kishte veshur një fustan shumë të bukur dhe kishte ndrequr flokët në mënyrën perfekte. Jeta publike ka kërkuar gjithmonë përpjekje shtesë. Kafenetë dhe restorantet kanë vendosur rregulla të reja për uljen, procedurat e reja të pastrimit, dhe mund të shohësh dezinfektues të duarve ngado që shikon.

"Sigurisht që kam frikë", ka thënë shoqja e saj Annie, 10 vjet më e re. "Por, ju e dini, në moshën tonë nuk na mbetet shumë kohë, vetëm duhet të kujdesemi dhe t’iu përmbahemi rregullave të reja”, ka thënë ajo.

Parisi i zbrazët

humbi shpirtin Shumë njerëz janë lehtësuar që baret dhe kafenetë e Parisit janë hapur përsëri dhe tarracat tashmë janë plot me njerëz.

Kishte diçka për zbrazëtinë e këtij qyteti, në veçanti, gjatë izolimit ndihej veçanërisht prekës, ka thënë Joan Dejean, një autore dhe historiane e kulturës franceze, sepse Parisi është vend që duhej të vizitohej.

"Parisi është ndërtuar me qëllim që të mbushen rrugët me njerëz”, ka thënë ajo. "Nëse nuk ka këmbësorë që shikojnë gjithçka, nga kopshtet në shtëpitë e mëdha deri në Ile St Louis, ata humbasin kënaqësinë e tyre", ka thënë ajo.