Bartja e maskave në publik mbetet e detyrueshme në Spanjë, derisa të mposhtet virusi, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, raporton Reuters.
Spanjollët duhet të bartin masak brenda dhe jashtë nëse nuk mund të garantojnë mbajtjen e distancës prej 1.5 metra, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Obligimi për të bartur maska do të mbetet derisa ne e mposhtim përfundimisht virusin, që do të jetë kur të kemi një terapi apo vaksinë efikase”, ka thënë Illa.
Tre javë më parë, Spanja e kishte bërë të detyrueshme bartjen e maskave në publik, aty ku nuk mund të mbahet distanca sociale. Ky rregull vlen për secilin mbi moshën gjashtë vjeçare.
Përderisa ka filluar të bie numri i viktimave në këtë vend, Qeveria ka filluar të lehtësojë kufizimet.
Shumica e kufizimeve do të largohen më 21 qershor, kur edhe përfundon gjendja emergjente, porse qeveria dëshiron të mbajë masat në mënyrë që të ndalojë një shpërthim të virusit.