Botë

BE kundër propozimit të Trumpit për kthimin e Rusisë në G7

BE kundër propozimit të Trumpit për kthimin e Rusisë në G7

Bashkimi Evropian të martën hodhi poshtë mundësinë e zgjerimit të G7 dhe kthimin e Rusisë në grup, dhe paralajmëroi Uashingtonin se nuk mund të ndryshojë rregullat e grupit të vendeve më të industrializuara më vete.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump e përshkroi G7 të shtunën në formatin e saj të tanishëm si një “grup shumë i vjetruar i vendeve” dhe tha se ai do të ftojë udhëheqësit e Rusisë, Indisë, Australisë dhe Korenë e Jugut në një takim të shtyrë për në shtator, për shkak të pandemisë koronavirus.