Botë

NASA e SpaceX nisin fluturimin në hapësirë

NASA dhe SpaceX kanë nisur zyrtarisht misionin drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.

Misioni është i pari në nëntë vjet nga toka amerikane. Lansimi fillimisht ishte planifikuar të ndodhte më 27 maj, por u shty për shkak të motit.

Drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar janë nisur astronautët Robert Behnken dhe Douglas Hurley.

Ky është misioni i parë për SpaceX, kompaninë e Elon Muskut. Është hera e parë që një anije kozmike private niset drejt hapësirës.